Sport

City në disavantazh pas pjesës së parë

Manchester City është në disavantazh pas pjesës së parë.

City të enjten në stadiumin e vet, po mposhtet nga Tottenhami me rezultatin 2:0 në 45 minutat e parë të ndeshjes së mbetur të xhiros së shtatë.

Të dy golat u shënuan në fund nga skuadra që drejtohet nga Antonio Conte.

Dejan Kulusevski përfitoi nga një gabim në mbrojtjen vendëse në minutën e 45-të, ndërsa në minutën e dytë të shtesës, shënoi edhe Emerson Royal.