Aventura e fundorit amerikan, Leondre Washington nuk ka zgjatur më shumë se një muaj te skuadra e Ponte Prizrenit. Ekipi i Superligës së Kosovës, të hënën ka njoftuar se me marrëveshje të dyanshme ka shkëputur kontratën me Washingtonin.
24-vjeçari iu bashkua Ponte Prizrenit muajin e shkuar si përforcim i rëndësishëm për pjesën e mbetur të sezonit, por në pesë ndeshje të luajtura në elitën e basketbollit kosovar, ai pati një mesatare prej pesë pikëve për ndeshje.
Aktualisht, Ponte Prizreni është në një seri prej shtatë humbjeve dhe zë vendin e parafundit në tabelë me 24 pikë të mbledhura pas 18 ndeshjeve të luajtura.