Mbi dy milionë kërkesa për bileta janë bërë për ndeshjen ku do të paraqiten dy yjet më të mëdhenj të futbollit, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.
Skuadra e re e Ronaldos, Al Nassr, luan miqësore me PSG-në më 19 janar në Arabi Saudite.
Për Ronaldon do të jetë ndeshje debutuese.
Sipas burimeve të ESPN, organizatori ka pranuar mbi dy milionë kërkesa për bileta. PSG-ja pritet të paraqitet me të gjithë yjet.