Manchester Unitedi po vlerësohet favorit për transferimin e Dani Olmos gjatë këtij muaji.
“The Sun” ka njoftuar të martën se ekipi anglez tashmë ka bërë ofertë zyrtare për spanjollin.
Mësohet se Unitedi i ka ofruar Leipzigut 60 milionë euro për ta bindur në lirimin e Olmos. 24-vjeçari po shihet si përforcim i duhur për sulmin tek Unitedi dhe ekipi anglez po përpiqet ta bëjë të pamundurën për transferimin e tij.
Olmo është pjesë e ekipit gjerman prej vitit 2020 ndërsa ka kontratë deri në vitin 2024.
Ai ka tre gola e katër asistime në 18 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon, ndërsa po monitorohet edhe nga Barcelona e Bayern Munichu.