Sulmuesi i ri, Youssoufa Moukoko përfundimisht do të largohet nga Borussia Dortmundi.
“Bild” ka njoftuar të dielën se Moukoko ka refuzuar edhe ofertën e fundit të ekipit gjerman për rinovimin e kontratës, pasi dëshiron që karrierën ta vazhdojë diku tjetër. 18-vjeçari ka kontratë me Dortmundin deri në fund të këtij edicioni, ndërsa ekipi gjerman po mendon ta shesë muajin e ardhshëm për të mos e lejuar që të largohet i lirë në verë. Moukoko është produkt i akademisë së Dortmundit, ndërsa në ekipin e parë është promovuar sezonin e shkuar.
Këtë edicion, ai ka gjashtë gola e katër asistime në 14 ndeshje të luajtura në Bundesligë.