Sport

Ambrabat largohet nga Fiorentina në janar

Mesfushori defensiv, Sofyan Amrabat, përfundimisht do të largohet nga Fiorentina në afatin kalimtar të janarit. “Calciomercato” ka raportuar të hënën se marokeni ka njoftuar klubin italian për vendimin e tij, pasi dëshiron që karrierën ta vazhdojë në Angli.

Mësohet se Amrabat, sipas të gjitha gjasave, do t’i bashkohet Liverpoolit, ekip me të cilin ka arritur marrëveshje personale.

26-vjeçari ka kontratë me Fiorentinan deri në vitin 2024, ndërsa Liverpooli tashmë ka ofruar 40 milionë euro për kartonin e tij.

Ambrabat ishte ndër më të dalluarit te Maroku që përfundoi i katërti në Kampionatin Botëror “Katari 2022”. Ai ishte i pazëvendësueshëm te Maroku, ku regjistroi shtatë paraqitje dhe ishte lojtari me më së shumti ndërhyrje të sakta. Ai është pjesë e Fiorentinës prej vitit 2020.