Ylli i Marokut dhe PSG-së, Achraf Hakimi i ka kërkuar falje Goanni Infantinos. Hakimi pas ndeshjes për vend të tretë të Kupës së Botës ishte i zëshëm për ndarje të drejtësisë nga gjyqtarët, ndërsa nuk ka lënë pa shprehur pakënaqësitë edhe te presidenti i FIFA-s.
Siç raportohet nga mediumet e ndryshme evropiane, Hakimi ka qëndruar 5 centimetra larg Infantinos dhe me zë të lartë i është ankuar për ndarje të drejtësisë. Por, më pas ai ka kërkuar falje për sjelljen e tij. Maroku humbi ndeshjen për vend të tretë nga Kroacia me rezultatin 2:1 të shtunën.
“Asgjë nuk ndodhi. Unë isha i mërzitur dhe shkova të bisedoj me të. Kërkoj falje për fjalët që i drejtova. Infantino është miku im dhe e respektoj shumë”, ka thënë Hakimi. Edhe trajneri i Marokut, Walid Regragui ka dënuar sjelljen e lojtarëve pas ndeshjes duke thënë se nuk i përket kulturës së marokenëve. Nuk ishte vetëm Hakimi që shprehu pakënaqësitë. Edhe tifozët në kor kanë brohoritur “FIFA mafia”.