Pas medaljes së dytë të bronztë në Kupë të Botës, të gjithë lojtarët e Kroacisë kanë festuar pas fitores ndaj Marokut, përveç Mateo Kovaçiqit.
Kovaçiqi që vlerësohet si një prej më të mirëve te Kroacia, iu afrua bashkëlojtarit të tij te Chelsea, Hakim Ziyechit.
“Ai po qante dhe Kovaçiqi shkoi e përqafoi dhe e bëri të ndihet mirë. Fotografia u shpërnda nga shumë tifozë dhe media, ndërsa Kovaçiqin e kanë përshkruar si zotëri të vërtetë”, ka shkruar mediumi kroat “index.hr”.
Kroacia zuri vendin e tretë në Botëror pasi mposhti Marokun 2:1 të shtunën. Është medalja e tretë e kroatëve në botërore. E kishin fituan të bronztën më 1998 dhe të argjendtën më 2018.