Sport

Regragui i dëshpëruar, por lëshon deklaratë të fuqishme

Përzgjedhësi i Marokut, Walid Regragui, ka thënë se ka qenë paksa i dëshpëruar me humbjen e dytë të njëpasnjëshme, por ka shtuar se lojtarët që ai i drejton, kanë bërë çdo gjë dhe kanë dhënë maksimumin.

“Lojtarët tanë janë shumë të lodhur. Ne do të mësojmë shumë nga kjo Kupë e Botës dhe e dimë se si do të kthehemi edhe më të fortë se kaq”, është shprehur ai pas ndeshjes.

Maroku arriti suksesin më të madh të një kombëtareje afrikane në një kupë bote. Zuri vendin e katërt.