Kroacia ka treguar nivel të lartë të futbollit dhe e ka mbyllur këtë Kupë të Botës në vendin e tretë.
Kroatët të shtunën në stadiumin “Khalifa International”, e fituan 2:1 plejofin për medaljen e bronztë ndaj Marokut që shënoi histori në Botërorin e zhvilluar në Katar.
Të udhëhequrit e përzgjedhësit Zlatko Daliq ishin finalist para katër vjetësh në Francë, ndërsa janë konfirmuar prej shteteve elitare në futboll pas një vendi tjetër të tretë.
Sukses të ngjashëm, Kroacia kishte shënuar edhe në Botërorin debutues, në vitin 1998. Ndërsa, më 2018, doli e dyta pasi u mposht nga Franca në finale.
Në ndeshjen me fillim të jashtëzakonshëm, të parët që kaluan në avantazh ishin kroatët që përgatitën një skemë të shkëlqyer, e që u kurorëzua me gol të realizuar nga mbrojtësi Joshko Gvardiol në minutën e shtatë.
Por marokenët u kthyen në lojë dy minuta më pas me Achraf Darin, që shënoi me kokë po ashtu nga afërsia.
Megjithatë, Kroacia siguroi fitoren me golin e bukur të Mislav Orshiqit tre minuta pa përfunduar pjesa e parë.
Pjesa e dytë nuk e pati energjinë e 45 minutave të parë.
Maroku dështoi të realizonte dhe e mbyll Botërorin me dy humbje rresht.
Sidoqoftë, Maroku shkroi historinë pasi u bë shteti i parë afrikan që arriti deri në gjysmëfinale të një Kupe të Botës.
Kroacia në epërsi pas pjesës së parë
Kroacia ka shkuar në pushim mes pjesëve me epërsinë e një goli ndaj Marokut.
Kroatët në pjesën e parë po i mposhtin marokenët me rezultatin 2:1.
Joshko Gvardiol në minutën e shtatë shënoi për epërsinë e parë të Kroacisë, ndërsa shifrat për Marokun i barazoi Achraf Dari, dy minuta më pas.
Për 2:1 u përkujdes Mislav Orshiq me një tjetër gol të bukur në “Khalifa International”.
Ky ballafaqim është i rëndësishëm për vendin e tretë dhe medaljen e bronztë në Kupën e Botës në Katar.
Në gjysmëfinale, Kroacia u mposht nga Argjentina, kurse Maroku nga Franca.
Krocia kthen epërsinë me supergolin e Orshiqit
Edhe një tjetër gol është shënuar në ndeshjen ndërmjet Kroacisë dhe Marokut.
Në minutën e 42-të të ndeshjes, Mislav Orshiq i Kroacisë ka realizuar një prej golave më të bukur të turneut deri tani.
Ai plasoi bukur topin që fillimisht qëlloi shtyllën, e më pas përfundoi prapa shpinës së portierit maroken, Bono.
https://streamag.com/?id=tCGCLk
Barazon Maroku
Në “Khalifa International” po luhet ndeshje e “çmendur”. Marokenët kanë barazuar rezultatin pas vetëm dy minutash ndaj kroatëve.
Golashënues ishte Achraf Dari. Edhe Dari në minutën e nëntë shënoi me kokë nga afërsia.
Shënon Kroacia
Kroacia ka kaluar në epërsi që në minutën e shtatë në ndeshjen ndaj Marokut. Ky ballafaqim po zhvillohet në stadiumin “Khalifa International”, dhe është e rëndësishme për medalje të bronztë dhe vendin e tretë në turneun e Katarit.
Joshko Gvardiol pas skemës së shkëlqyer nga kroatët, realizoi me kokë gol të bukur.
Nis ndeshja Kroacia – Maroku
Ka nisur ndeshja e vlefshme për vendin e tretë mes Kroacisë dhe Marokut.
Takimi po zhvillohet në stadiumin “Khalifa International”.
Në gjysmëfinale, Kroacia u eliminua nga Argjentina, ndërsa Maroku nga Franca.