Joshko Gvardiol ka thënë se do të mësojë nga eksperienca që ka marrë në ndeshjet përballë Lionel Messit.
Ai hasi në vështirësi për ta ndalë yllin argjentinas në duelin Kroacia – Argjentina, por ka thënë se Argjentinën dhe Messin do ta mposhtin herën e ardhshme.
“Ishte eksperiencë e mirë edhe pse kam luajtur ndaj tij edhe me klubin sezonin e kaluar. Ai është lojtar krejtësisht ndryshe me klubin dhe me përfaqësuesen. Jam i lumtur që kam luajtur ndaj tij, pavarësisht se kemi humbur. Por sot dhe nesër, do të jem në gjendje t’u them fëmijëve se e kam ruajtur Messin për 90 minuta. Besoj se do t’i mposhtim herën tjetër”, ka thënë Gvardiol të premten në konferencën për shtyp para ndeshjes me Marokun.
Argjentina mposhti 3:0 Kroacinë për t’u kualifikuar në finale, ku do të takohet me Francën të dielën. Kroacia do ta luajë të shtunën ndeshjen për vendin e tretë ndaj Marokut.