Mediat në Itali kanë shkruar se Marcelo Brozoviq i Kroacisë nuk do të përfshihet në ndeshjen për vendin e tretë në Kupën e Botës të shtunën kundër Marokut.
“Gazzetta dello Sport” ka shkruar të premten se Brozoviq do të mungojë për shkak të një dëmtimi të vogël në muskul.
Dhimbjen në muskul e ka konfirmuar më herët gjatë kësaj jave edhe përzgjedhësi i Kroacisë, Zlatko Daliq.
Josip Juranoviq është konfirmuar tashmë si mungesë e kroatëve për duelin e së shtunës.