Përfaqësuesja e Marokut do ta ketë një mungesë të rëndësishme për ndeshjen kundër Kroacisë. Në këtë përballje, Marokut do t’i mungojë kapiteni Romain Saiss.
Mbrojtësi nuk do të jetë në gjendje të luajë në ndeshjen për vendin e tretë shkaku i lëndimit që e pësoi në humbjen kundër Francës në gjysmëfinale.
Maroku u mposht 2:0, ndërsa Saiss u largua nga fusha pas vetëm 21 minutave lojë.
Mungesën e kapitenit ndaj Kroacisë, e ka konfirmuar të premten edhe trajneri i Marokut, Walid Regragui.
Ai po ashtu, ka shtuar se në dyshim për këtë përballje janë edhe Nayef Aguerd, Noussair Mazraoui e Youssef En-Nesyri.
Dueli mes Kroacisë dhe Marokut, zhvillohet të shtunën në orën 16:00.