Sport

Gara për vendin e tretë, Kramariq: Nëse fiton bëhesh i pavdekshëm

Shanset e Kroacisë dhe Marokut për ta fituar Kupën e Botës janë ndalur në gjysmëfinale, por që të dyja këto përfaqësuese synojnë që të fitojnë medalje në Katar.

Kroacia e Maroku takohen të shtunën në ndeshjen për vendin e tretë.

Ky ballafaqim zhvillohet në “Khalifa International Stadium” në Doha të Katarit dhe nis në orën 16:00.

Sulmuesi i Kroacisë, Andrej Kramariq, ka thënë se edhe ky ballafaqim ka kuptim të madh për secilin shtet.

“Mendoj se nëse i pyesni lojtarët e Marokut, edhe ata mendojnë njësoj”, ka thënë Kramariq në konferencën për shtyp të mbajtur të enjten.

“Edhe ata luftojnë për vete sepse nëse fiton medalje në Kupën e Botës, bëhesh hero i pavdekshëm në shtetin tënd. E njëjta gjë vlen edhe për ne”, është shprehur ai.

Maroku i kaloi pritshmëritë në Kupën e Botës dhe u bë shteti i parë afrikan që shkoi në gjysmëfinale të Botërorit.

Por, “Luanët e Atlasit” në gjysmëfinale të mërkurën mbrëma u mposhtën nga Franca me rezultatin 2:0. Franca është fituese në fuqi e Kupës së Botës.

shkoi në finale të Botërorit në Rusi në vitin 2018, por pësoi disfatë 3:0 nga Argjentina, të martën.

“Tetë lojtarë që ishim edhe në turneun e Rusisë e dimë ndjenjën e fitimit të medaljes në Kupë të Botës. Ne kemi plot lojtarë që nuk e kanë shijuar këtë sukses dhe do të donim që ta përsëritim të njëjtën gjë, sepse është diçka që qëndron brenda teje për gjithë jetën”, ka thënë Kramariq.