Federata e Futbollit të Marokut është ankuar në FIFA për gjyqtarin kryesor të ndeshjes gjysmëfinale ndaj Francës. Franca fitoi me rezultatin 2:0 në Botërorin e Katarit, por të pakënaqur me gjyqtarin Cesar Ramos, janë ndarë anëtarët e Federatës marokene.
Ata pretendojnë se u janë mohuar dy penallti. Pretendojnë se është dashur të marrin 11-të metërsh në pjesën e parë kur Theo Hernandez pati kontakt me Sofiane Boufalin në zonë, por sipas tyre, çuditërisht, Boufal ishte ndëshkuar me karton të verdhë.
Në rastin tjetër ishte përfshirë Selim Amallah, i cili ishte mbajtur nga një kundërshtar teksa po priste harkimin brenda në zonë. Edhe ky rast nuk u shikua nga gjyqtari kryesor në VAR.
“Mu duk si penallti për Marokun për mua – VAR-i nuk po punon”, ka thënë ish-sulmuesi i Anglisë, Chris Sutton.
Reagim pati edhe nga Rio Ferdinand, ish-mbrojtësi i Anglisë. “Mendoj se ishte penallti në Sofiane Boufalin dhe jo faull i shkaktuar nga ai”, është shprehur Ferdinand.