Sport

Mbappe ngushëllon Hakimin: Ju bëtë histori

Sulmuesi i Francës, Kylian Mbappe, ngushëlloi shokun e tij të skuadrës së PSG-së, Achraf Hakimi. Mbappe doli fitues përballë shokut të tij të enjten mbrëma.

Franca e mposhti Marokun në gjysmëfinale. Por, Mbappe i është drejtuar Hakimit me fjalë të mëdha.

“Mos u mërzit vëlla. Të gjithë janë krenar për atë që keni arritur. Ju bëtë histori”, shkruan në postimin e Mbappes në rrjetet sociale e shoqëruar me një fotografi të tij me Hakimin.

Maroku do të luajë të shtunën për vend të tretë kundër Kroacisë, ndërsa Franca përballet të dielën ndaj Argjentinës për vendin e parë në Kupën e Botës. Franca katër vjet më parë fitoi titullin në Botëror.