Sport

Finalja e katërt e Francës në shtatë edicione

Kualifikimi i Francës në finale të Kupës së Botës të mërkurën pas fitores ndaj Marokut në gjysmëfinale 2:0, konfirmoi edhe një tjetër periudhë të futbollit francez.

Franca është kualifikuar në finale të Botërorit për herë të katërt në shtatë edicionet e fundit të këtij turneu.

Në finale ishte në edicionin 1998, 2006, 2018 dhe 2022. Triumfoi në vitin 1998 dhe 2018.

Vetëm Italia dhe Brazili kanë arritur të triumfojnë dy herë rresht në histori të Kupës së Botës.

Franca e ka të njëjtën mundësi të dielën kur luan me Argjentinën.