Shënuesi i golit të parë në gjysmëfinalen kundër Marokut, Theo Hernandez, ka folur pas ndeshjes dhe ka thënë se rrugëtimi i Francës deri në finale ka qenë i jashtëzakonshëm.
“Është e jashtëzakonshme. Të luash dy finale rresht është e pabesueshme. Ne kemi bërë punë shumë të mirë, por ka qenë e vështirë. Finalja kundër Argjentinës do të jetë ndeshje e madhe. Do të punojmë fort për të korrur sukses”, theksoi Hernandez pas ndeshjes.
“E kujtoj vëllaun tim. Shpresoj të jetë këtu. Është gjë e shkëlqyeshme. Do të kënaqemi me familje, me lojtarët, me trajnerin dhe të gjithë”, është shprehur ai.