Sport

Historia interesante e Kolo Muanit në Botëror

Randal Kolo Muani ka debutuar për Francën në muajin shtator. Shënoi në gjysmëfinale të Kupës së Botës ndaj Marokut në paraqitjen e tij të katërt. 24-vjeçari shkoi në Katar si zëvendëues i të lënduarit, Christopher Nkunku.

Eintracht Frankfurtit i ishte bashkuar në verën e këtij viti. Ai realizoi me prekjen e parë me topin ndaj Marokut, ndërsa është goli i tretë më i shpejtë i realizuar nga një zëvendësues në Kupë të Botës. Kolo Muani shënoi pas vetëm 44 sekondave.

Ebbe Sande i Danimarkës kundër Nigerisë në vitin 1998 kishte realizuar pas 26 sekondave, ndërsa Richard Morales i Uruguait, në vitin 2002 kishte shënuar pas 16 sekondave.