Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta nuk ka dhënë shumë detaje pse mbrojtësi Ben White u largua nga para kohe nga kampi i Anglisë në Kupën e Botës. Mediumet angleze kanë raportuar më herët se White ka pasur përplasje me njërin prej trajnerëve të “Tre Luanëve”.
Por, Areta nuk ka konfirmuar një gjë të tillë duke theksuar se futbollisti tyre ka pasur mbështetje nga Anglia. “Të gjithë i kanë dhënë shumë mbështetje dhe dashuri. Ne i dimë arsyet që ai duhej të largohej dhe është mirë që e kemi atë në formë të mirë. Unë e di se kush është Ben, çfarë ka nevojë, cili është karakteri i tij dhe sa të lumtur jemi të gjithë që e kemi atë në klub”, ka thënë Arteta në konferencën për media të martën. White luajti të martën për Arsenalin që fitoi miqësoren ndaj Milanit me rezultatin 2:1. Ai luajti vetëm në pjesën e parë.