Sport

Klinsmanni jep komplimente për Anglinë

Jurgen Klinsmann

Juergen Klinsmann ka dhënë komplimente për paraqitjen e Anglisë në këtë Kupë të Botës të hënën në mëngjes, kur doli para mediave.

“Mendoj se ka qenë një prezantim i mirë nga Anglia në gjithë turneun. Ndeshja Franca – Anglia erdhi shumë herët. Duhej të ishte gjysmëfinale apo finale. Por një ekip duhej të kthehej në shtëpi dhe për fat të keq ishte Anglia. Është një skuadër në rritje. Mendoj se ky ekip do të bëj edhe më mirë në vitet e ardhshme. Brenda në skuadër ka shumë talent, që dita-ditës po merr më shumë eksperiencë. Ata kanë pasur tre turne pozitiv, ndërsa njëra prej tyre ishte në Rusi”, ka thënë fillimisht Klinsmann.

Klinsmann foli po ashtu për penalltinë e humbur nga Harry Kane.

“E dini çfarë. Nga koha kur vërshëllen gjyqtari për penallti deri në kohën kur e ekzekuton atë, kalon shumë kohë dhe gjithçka lidhet me trurin. Jam fans i madh i Harry Kaneit dhe nëse Harry do ta kishte shansin, ndoshta do ta ulte topin në pikën e bardhë dhe do ta gjuante atë pa problem. Por situata e VAR-it për ta parë nëse ishte penallti? Koha kalon dhe padyshim se nis të mendosh më shumë se që duhet. Vjen deri në një pikë ku nuk do të mund ta gjuash penalltinë ashtu siç e mendon menjëherë pas vërshëllimës së gjyqtarit”, është shprehur Klinsmann.