Sport

Hendboll, Besa mposhtet edhe në ndeshjen e dytë

Kampionia e Kosovës në hendboll, Besa Famgas, është ndalur në raundin e tretë të Kupës Evropiane. Besa është eliminuar nga skuadra kroate, Sesvete. Të dielën mbrëma në “Karagaçi”, Besa u mposht nga skuadra kroate me rezultatin 28:27, me gol të pësuar në sekondën e fundit.

Ndeshja ishte e fortë dhe thuajse e barabartë gjatë tërë kohës. Por skuadra kroate shënoi fitore tjetër.

Para një jave, Sesvete, fitoi me rezultat të thellë, 31:23. Besa shpesh ka kaluar një kundërshtar, por asnjëherë dy kundërshtarë në një edicion. Kjo i ndodhi këtë herë.

E kaloi Helsinkin finlandez, por jo edhe Sesveten. Victor Alonso ishte më efikasi te Besa me shtatë gola. Gjashtë i kishte Egzon Gjuka, ndërsa katër i realizoi Nikola Prce, që është edhe trajner. Te skuadra kroate u dallua portieri Filip Periq me 10 pritje. Shtatë gola i shënoi Patrik Hrshak.