Sport

Rice mungon në stërvitje tek Anglia

Mesfushori Declan Rice ka munguar të mërkurën në stërvitje te Përfaqësuesja e Anglisë. Futbollistët e Anglisë po përgatiten për ndeshjen çerekfinale të Botërorit, që do të luajnë të shtunën në mbrëmje kundër Francës.

Rice nuk mori pjesë në seancën e fundit për shkak të sëmundjes, e cila nuk e bë e ditur se a është shumë serioze.

Rice ishte i pazëvendësueshëm në katër ndeshjet e Anglisë në këtë Botëror dhe ka gjasa që të mos jetë në gjendje të rikuperohet për duelin ndaj Francës.

Në rast të mungesës së tij, atëherë Rice në mesfushë do të zëvendësohet nga mesfushori tjetër, Kalvin Phillips.

Në katër ndeshjet e luajtura deri më tani në turneun e Katarit, Anglia nuk di për humbje. Ka regjistruar tri fitore e një barazim.