Bukayo Saka ka insistuar të hënën se Anglia nuk ka asnjë arsye të ndihet inferiore ndaj Francës përpara duelit çerekfinal të Kupës së Botës.
Franca është kampione në fuqi dhe po vlerësohet favoriti kryesor për ta fituar titullin. Saka ka thënë se ka parasysh fuqinë e Francës, por ka shtuar se Anglia meriton respekt më të madh para ndeshjes të së shtunës.
“Ne i kemi parasysh cilësitë e Francës, por i dimë edhe cilësitë tona. Ne kemi përvojë në turne të tillë dhe jemi të gatshëm për këtë përballje. Po ashtu, kemi besim se mund ta fitojmë turneun”, është shprehur Saka. “Do të jetë ndeshje e vështirë, por ne jemi gati për të pasur një paraqitje të mirë sikurse në dy ndeshjet e fundit”. Anglia në 1/8 e finales mposhti Senegalin (3:0), ndërsa Franca ishte më e mirë se Polonia (3:1).