Sport

Federata franceze ankohet për golin e anuluar

Federata e Futbollit francez ka depozituar ankesë në FIFA për golin e anuluar të Antoine Griezmannit në fund të humbjes 1:0 ndaj Tunizisë në Kupën e Botës të mërkurën. Griezmann shënoi golin e barazimit në minutën e tetë të kohës shtesë, i cili u anulua pas rishikimit të sistemit VAR.

Në ankesën e Francës të enjten, thuhet se “goli u anulua padrejtësisht” dhe se arbitri rifilloi lojën dhe se vërshëllej fundin e asaj, përpara se të konsultohet me dhomën e VAR-it për të marrë vendim për anulimin e golit.

Griezmanni ishte në pozicion jashtë loje kur topi u harkua, por më pas u tërhoq dhe topi erdhi tek ai pas devijimit nga një mbrojtës i Tunizisë për ta shkundur rrjetën. FFF-ja tha se kishte 24 orë nga përfundimi i ndeshjes për të paraqitur një ankesë zyrtare pranë organit drejtues FIFA, të cilën tashmë e ka bërë.