Te Kosta Rika optimizmi është i madh pas fitores së parë në Kupën e Botës.
Kosta Rika, të dielën triumfoi 1:0 ndaj Japonisë dhe është në garë për të avancuar nga faza e grupeve. Një ditë pas fitores së arritur, Kosta Rika është stërvitur të hënën në mëngjes për t’u përgatitur sa më mirë për duelin e fund të grupit.
Optimizmi ishte i madh mes lojtarëve, pasi të gjithë ishin të pranishëm në këtë stërvitje, përfshirë kapitenin Bryan Ruiz e portierin Keylor Navas. Kosta Rika, të enjten e luan ndeshjen e fundit në fazën e grupeve. Në kuadër të Grupit E, përballet me Gjermaninë.
Gjermania ka vetëm një pikë, dy më pak se Kosta Rika e Japonia. Ndërsa, grupit i prinë Spanja me katër pikë. Të gjitha ekipet janë në garë për të kaluar në fazën tjetër dhe gjithçka do të vendoset në xhiron e tretë.