Sport

Manchester United mund të bëhet me pronar të ri

Pronarët e klubit të madh anglez Manchester United, familja amerikane Glazer, është duke e shqyrtuar mundësinë ta shesë klubin, raporton “Sky Sports”.

Familja Glazer e ka në pronë klubin e madh anglez për 17 vjet, ndërsa kjo periudhë është dominuar nga protestat e tifozëve dhe po ashtu performanca jo e mirë në fushë.

Familja amerikane po përgatitet që formalisht të njoftojë se do të kërkojë blerës për klubin. Ka gjasa të shiten plotësisht aksionet apo pjesërisht.

Aksionet e Manchester Unitedit janë rritur për 17 për qind pas njoftimit për këtë plan.