Sport

Zvicra publikon listën për Katar, thirren tre shqiptarë

Përfaqësuesja e Zvicrës ka publikuar listën prej 26 lojtarëve të cilët do të udhëtojnë në Katar për Kampionatin Botëror që do të mbahet nga 20 nëntori deri më 18 dhjetor.

Në listën e selektorit Murat Yakin figurojnë tre lojtarë shqiptarë.

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, anësori i Chicago Fire, Xherdan Shaqiri dhe mesfushori i Luzernit, Ardon Jashari, janë thirrur nga Zvicra për Botërorin e këtij viti.

Helvetët aventurën në Botëror do ta nisin më 24 nëntor ndaj Kamerunit. Në grup e kanë edhe Serbinë e Brazilin.

Image