Portieri David de Gea ka pranuar se dëshiron të mbetet pjesë e Manchester Unitedit edhe përtej këtij edicioni, ka njoftuar “Daily Mirror”, të hënën. Ai ka shtuar se është në pritje të klubit për ta aktivizuar automatikisht kontratën e tij që i skadon në fund të sezonit edhe për një vit.
“Synimi im është të qëndroj këtu edhe për shumë vjet dhe shpresoj të jem pjesë e klubit edhe pas këtij edicioni”, ka shtuar De Gea.
Spanjolli 31-vjeçar këtë edicion ka 11 paraqitje për Unitedin, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2011 nga Atletico Madridi.