Ndihmëstrajneri i Drenicës, Sami Geci, mendon se skuadra nga Skenderaj nuk është dashur ta humb ndeshjen në bazë të lojës që ka shfaqur kundër Llapit.
“Mirë e nisëm ndeshjen, ishim më të mirë për një nuancë se sa Llapi. Patën disa gjysmëraste. E pësuam një gol që erdhi si rezultat i komunikimit jo të mirë të portierit me mbrojtjen. Dominuam në pjesën e parë, por pranuam gol. Kur i shohim golat se si po i pranojmë është për të ardhur keq. Ekipi ra keq. Na ikën shumë minuta derisa u këndellëm. Shënuam edhe golin e dytë, por nuk mjaftoi. Me këtë lojë që treguam, nuk është dashur të humb Drenica”, tha Geci.
Llapi mposhti Drenicën 3:2.