Sport

Reali favorit për Bellinghamin

 

Jude Bellingham pritet të jetë përforcimi i parë i Real Madridit për sezonin e ardhshëm. “Marca” raporton të shtunën se Real Madridi ka fituar garën për mesfushorin dhe është favoriti kryesor për transferimin e tij.

Mësohet se Reali ka pranuar t’i paguajë Borussia Dortmundit 100 milionë euro për mesfushorin anglez, i cili po vlerësohet shumë për paraqitjet e tij. 19-vjeçari është njëri prej lojtarëve kryesor te Dortmundi këtë edicion dhe ekipi nga Bundesliga është pajtuar me largimin e tij në verën e ardhshme.