Kapiteni i Gjermanisë, Manuel Neuer, dhe mesfushori Leon Goretzka, nuk do të luajnë në ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Hungarisë dhe Anglisë, pasi kanë dalë pozitivë në testin për koronavirus.
Neuer 36-vjeçar dhe bashkëlojtari i tij te Bayerni, 27-vjeçari Goretzka, testet pozitive i pranuan të mërkurën.
Ata janë larguar nga qendra stërvitore në Frankfurt të Gjermanisë dhe janë izoluar.
Gjermania e pret Hungarinë të premten, para se të luajë kundër Anglisë në “Wembley” të hënën.