Sport

Festë me shqiponjë në fitoren e skuadrës belge

 

Visar Shala e Laurit Krasniqi kanë shënuar nga një gol për fitoren e ekipit të dytë të Antwerpit ndaj Knokkes.

Ndeshja e së hënës përfundoi 2:1 dhe i takoi kategorisë së tretë belge. Pas golit të Shalës nga pika e bardhë, lojtarët e Antwerpit belg festuan duke formuar figurën e shqiponjës dykrenare. Krasniqi, Shala dhe Edon Murataj startuan për ekipin e dytë të Antwerpit.