Sport

Lewandowski ia kushton golat gruas së tij

Robert Lewandowski është shpallur lojtari më i mirë i ndeshjes Barcelona – Plzen. Sulmuesi polak shënoi “hat-trick” në fitoren 5:1.

“Sot është ditëlindja e gruas sime dhe golat ishin për të. Fakti që ajo ishte në stadium për ditëlindje, do të thotë shumë. Është diçka e mahnitshme për mua”, ka thënë Lewandowski. “Gjëja më e rëndësishme është një asistim në kohën e duhur dhe këtë e kisha sot nga bashkëlojtarët. Por nuk ka rëndësi se kush shënon gola. Janë tri pikët dhe më pas është ndeshja e ardhshme”.