Manchester Unitedi ka hyrë në seri të mirë në Premier League.
Të udhëhequrit e trajnerit holandez, Erik ten Hag, shënuan fitoren e tretë rresht të enjten mbrëma.
Unitedi fitoi në udhëtim te Leicester City me rezultatin 1:0.
Golin e pikëve të plota e shënoi Jadon Sancho në minutën e 23-të të ndeshjes.
Cristiano Ronaldo në këtë ndeshje hyri si zëvendësues në lojë sërish, në minutën e 68-të.
Nga minuta e 59-të tek Unitedi u aktivizua edhe braziliani i transferuar nga Real Madridi, Casemiro.
Pas pesë ndeshjeve, Unitedi renditet në vendin e pestë me nëntë pikë.
Leicesteri është i fundit në tabelë dhe ka marrë vetëm një pikë në pesë ndeshje.