Sport

Reali ndaj Almerias pa Rodrygon

Real Madridi është me plot vetëbesim në ndeshjen hapëse kundër Almerias të dielën në orën 22:00.

Pasi e siguroi trofeun e Superkupës së Evropës duke mposhtur Eintracht Frankfurtin, tani madrilenët synojnë të vazhdojnë me suksese edhe në ligë, pra mbrojtjen e titullit.

Megjithatë, të dielën, trajneri Carlo Ancelotti nuk do ta ketë në dispozicion Rodrygon, pasi ai ka munguar në stërvitjen e së shtunës për shkak të një lëndimi në muskulin e këmbës së djathtë. Kështu ka shkruar gazeta spanjolle “Diario AS” të shtunën.

Në vend të brazilianit mund të luajë Marco Asensio apo Eden Hazard.