Sport

Benfica avancon në fazën e plejofit në Champions

 

Skuadra e madhe portugeze, Benfica, ka avancuar në fazën e plejofit në Ligën e Kampionëve. Benfica në raundin e tretë kualifikues e kaloi Midtjyllandin e Danimarkës.

Në ndeshjen e parë në Lisbonë kishte fituar 4:1, ndërsa fitore të thellë shënoi edhe të martën mbrëma në Randers. 3:1 në të mirë të Benficës përfundoi ndeshja e kthimit.