Sport

Interi kërkon 50 milionë euro për Dumfriesin

Denzel Dumfries, sport, tottenham, futboll

Skuadra e Interit ia ka caktuar çmimin mbrojtësit të djathtë, Denzel Dumfries që po kërkohet me ngulm në Premier League.

“Gazzetta dello Sport” ka shkruar të hënën se Interi për ta liruar holandezin po kërkon 50 milionë euro.

26-vjeçari iu bashkua Interit verën e shkuar nga PSV Eindhoveni për 16 milionë euro dhe në sezonin e tij të parë në Serie A, pati pesë gola e po aq asistime. Dumfries ka kontratë me ekipin italian deri në vitin 2025.