Sport

Ronaldo arrin në “Old Trafford”

Cristiano Ronaldo më në fund i është bashkuar Manchester Unitedit.

Portugezi është parë në “Old Trafford” të dielën, para duelit miqësore që Unitedi e luan me Rayo Vallecanon.

Kjo është hera e parë që Ronaldo është bashkuar me skuadrën e parë që nga fundi i sezonit të kaluar.

Po ashtu, është hera e parë që nga ardhja e trajnerit të ri Erik ten Haag, i cili llogarit në sulmuesin portugez.

37-vjeçari po kërkon që të largohet nga klubi anglez, më të cilin ka kontratë deri në verën e vitit 2023.

Trajneri Erik Ten Hag ka deklaruar se Ronaldo ka mbetur prapa skuadrës me përgatitje fizike.

Ndeshja miqësore mes Man Unitedit dhe Vallecanos nis prej orës 17:00.