Sport

Oscari kërkon kthimin në Brazil

Ish-mesfushori i Chelseat, braziliani Oscar, po dëshiron të largohet nga Kina për t’u kthyer në vendlindje. Fabrizio Romano ka shkruar të mërkurën, se Oscar tashmë ka njoftuar ekipin e tij, Shanghai SIPG, se po dëshiron largimin.

Interesim për Oscarin ka shfaqur skuadra e Flamengos që është në negociata me ekipin kinez, i cili po kërkon të paktën 15 milionë euro për lirimin e 30-vjeçarit. Oscar ka kontratë me Shanghain deri në fund të vitit 2024, ndërsa këtij klubi iu bashkua në janar të vitit 2017 nga Chelsea.

Këtë edicion në Superligën e Kinës, Oscari ka një gol e një asistim në tri paraqitje.