Mbrojtësi i krahut të majtë, Alex Telles, do të largohet nga skuadra e Manchester Unitedit këtë verë. “The Sun” ka raportuar se krerët e klubit kanë vendosur ta nxjerrin Tellesin në shitje, pasi nuk bën pjesë në planet e trajnerit Erik Ten Hag.
Për ta lënë të lirë Tellesin, Unitedi po kërkon rreth 15 milionë euro.
Telles iu bashkua Unitedit në vitin 2020 nga Porto, por nuk ka pasur hapësirë të mjaftueshme tek ekipi anglez. 29-vjeçari ka kontratë me Unitedin deri në vitin 2024, me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër.