Mesfushori Bruno Fernandes ka folur për shokun e skuadrës te Manchester Unitedi dhe bashkëkombësin e tij, Cristiano Ronaldon.
Fernandesi ka deklaruar se nuk dëshiron të përfshihet në situatën e yllit portugez.
Ai ka shtuar se ka biseduar me Ronaldon, por jo për largimin ose qëndrimin e tij tek Unitedi. Portugezi insiston se duhet respektohen vendimet e të gjithëve.
“Nuk e di se çfarë i tha Cristiano klubit dhe menaxherit. Unë nuk e di se çfarë po ndodh, nëse ai dëshiron të largohet. Cristiano ishte golashënuesi ynë më i mirë sezonin e kaluar. Por nuk jam unë, është klubi dhe Cristiano që duhet të bëjnë zgjedhje. E vetmja gjë që e pyeta Cristianon kur ai nuk u paraqit ishte nëse gjithçka ishte në rregull me familjen. Ai më tha se çfarë po ndodhte. Unë nuk dua të përfshihem në këtë situatë. Ne duhet të respektojmë vendimin e të gjithëve”, tha Fernandes, përcjellë “Sky Sports”.
Ronaldo nuk është paraqitur ende me ekipin e Manchester Unitedit për tu përgatitur për sezonin e ri. Sipas mediave në Angli, ai ka kërkuar të largohet nga klubi anglez.