Real Madridi e ka mbyllur partneritetin që zgjati për afër dy dekada me kompaninë e veturave “Audi” dhe ka nisur partneritet me “BMW”, që do të jetë një prej sponsorëve kryesor, ka njoftuar klubi të mërkurën.
Marrëveshja e re nënkupton se të gjithë lojtarët madrilenë të futbollit dhe basketbollit do të ngasin makinat BMW para fillimit të edicionit.
“BMW Spain” ka thënë se do të dhurojë makina të plota elektrike për lojtarët dhe trajnerët, të cilët mund ta zgjedhin modelin e tyre.
Lojtarët e Madridit kanë vozitur makinat Audi deri tani. Detajet financiare nuk janë bërë të ditura.