Robert Lewandowski e ka thënë hapur se do të largohet nga Bayern Munichu këtë verë. Dëshira e polakut është që të transferohet te Barcelona.
Por, negociatat mes Bayernit dhe Barçës kanë ngecur. Këtë situatë janë duke e monitoruar PSG-ja dhe Chelsea, klube që janë të gatshme të nënshkruajnë me 33-vjeçarin në rast se Bayerni e Barcelona nuk arrijnë marrëveshje.
Parisi e di dëshirën e sulmuesit që të kalojë te Barça, por për francezët Lewandowski mbetet ende prioritet. Ndërkohër, në garë është edhe Chelsea. Bëhet e ditur se Lewa preferon Barcelonën ose Chelsean para Parisit.