Sport

Malmo fiton në Champions, aktivizohet Sejdiu

 

Kampioni i Suedisë, Malmo e ka fituar ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Të martën mbrëma, Malmo fitoi 3:2 ndaj Vikingurit, kampionit të Islandës. Martin Olsson, Ola Toivonen dhe Velko Birmançeviq shënuan golat për fitoren e vështirë të Malmos.