Chelsea dhe Man City thuhet se janë afër marrëveshjes për transferimin e Raheem Sterling.
“Sky Sports” ka bërë të ditur se negociatat mes klubeve kanë qenë në vazhdim por tani ka pasur zhvillime pozitive.
Krerët e klubit të Manchester Cityt janë të hapur ta shesin Sterlingun pasi trajneri Pep Guardiola nuk llogarit në shërbimet e tij për sezonin e ri.
Sulmuesi i krahut thuhet se është pajtuar me kushtet personale të ofruar nga klubi londinez.
Ai pritet të nënshkruaj kontratë katërvjeçare me Chelsean.