Sport

Man Unitedi dhe Arsenali interesohen për Dybalan

Paolo Dybala karrierën mund ta vazhdojë në Angli.

Për argjentinasin kanë shfaqur interesim dy klubet angleze, Manchester Unitedi dhe Arsenali.

Mediat në Itali shkruajnë se përfaqësuesit e të dyja klubeve kanë pyetur menaxherin e Dybalas për mundësinë e transferimit të tij.

Dybala është lojtar i lirë pasi i ka skaduar kontrata me Juventusin. Interesimin më të madh për të në Itali e ka shfaqur Interi.