Sport

Chelsea mund ta rikthejë Aken

Chelsea është në kërkim të një qendërmbrojtësi. Mediat angleze bëjnë të ditur se londinezët kanë rikthyer interesimin te mbrojtësi i Manchester Cityt, Nathan Ake.

Ake do të largohet nga kampioni anglez, pasi nuk bën pjesë në planet e trajnerit Pep Guardiola.

City për ta liruar holandezin po kërkon rreth 40 milionë euro.

27-vjeçari u largua nga Chelsea në vitin 2016 për t’iu bashkuar Bournemuthit.