E ardhmja e Bernardo Silvas te Manchester City vazhdon të mbetet në dyshim.
Përkundër se klubi ka bërë të ditur se llogarit në shërbimet e portugezit, “The Mirror” ka raportuar se klubi nuk do ta ndalojë largimin e lojtarit në rast të dëshirës së tij.
Por drejtuesit e Cityt ua kanë bërë me dije skuadrave të interesuara se për ta lënë të lirë Silvan duhet të paguajnë 80 milionë euro dëmshpërblim.
Interesim për Silvan ka shprehur Barcelona.