Manchester City ka vendosur çmimin për mbrojtësin e lidhur me Newcastlen, Nathan Ake, raporton “The Sun”.
Mbrojtësi holandez do të largohet nga Manchester City pasi nuk bën pjesë në planet e trajnerit Pep Guardiola.
Ekipi anglez u ka bërë me dije drejtuesve të Newcastlet se dëshiron 50 milionë euro për ta lënë të lirë lojtarin.
Newcastle është në bisedime me Aken dhe po synon ta bindë të transferohet gjatë kësaj vere.